Secondary Adv

Sot protesta e PD, ja masat e marra nga Policia: Leja vetëm në Bulevard

Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën e radhës në kryeqytet, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë publike masat për sigurinë dhe kufizimet e qarkullimit.

Bllokime të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Policia ka njoftuar se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit do të ndalohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

 

Ndërkohë, nga ora 15:00 e datës 8 maj 2026 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të qarkullimit në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.

 

Kufizime do të ketë gjithashtu edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 

Policia: Protesta vetëm brenda perimetrit të lejuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi gjatë një konference për shtyp se protesta duhet të zhvillohet vetëm në hapësirën për të cilën është marrë leja.

 

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që protesta të organizohet dhe të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. Leja është kërkuar për bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe aty duhet të jetë e përqendruar. Në rast të veprimeve joligjore nga ana e protestuesve do të veprohet në bazë të procedurave standarde dhe në bazë të ligjit dhe Kodit Penal”, deklaroi Hita. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

 

Berisha: “Kryengritja paqësore është në kilometrin e fundit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sërish para mbështetësve të tij se ajo që ai e quan “kryengritje paqësore” ndodhet në “kilometrin e fundit”.

 

Në protestën e mëparshme të opozitës, Policia përdori një strategji të re sigurie që shmangu përshkallëzimin e tensioneve dhe pengoi lëvizjen e protestuesve drejt Kuvendit.

 

Sipas autoriteteve, ndërhyrja e forcave të rendit mundësoi shpërndarjen e menjëhershme të grupeve problematike dhe shmangu incidentet me mjete piroteknike dhe molotovë, që kishin shoqëruar protesta të mëparshme.

 

Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat